10 March
Lideri i LSDM-së në konferencë për shtyp prezanton programin qeveritar.
“Maqedonia duhet të ecë përpara. Sot jam para jush për ta prezantuar programin qeveritarë. Qeveria e re do të angazhohet për anëtarësim në NATO dhe BE. Ndërkohë që do të bëjmë përpjekje maksimale për zgjidhjen e krizës.
Askush nuk ka të drejtë ti bllokoj proceset demokratike. Qytetarëve të RM-së iu duhen paga më të mëdha.
Shumica e qytetarëve kanë dhënë besimin në zgjedhje. Qëndroj fort pas këtyre përcaktimeve tona.
Si politikan me përgjegjësi të lartë, që mori mbështetjen nga shumica e qytetarëve, sot jam këtu para jush për të prezantuar programin qeveritarë.
“Kjo lojë e rrezikshme e Gruevskit dhe Iavnovit, nuk guxon të vazhdoj të ju shqetësoj edhe më tej”, tha Zaev.
Programi i Qeverisë së re, përmban parimet e programit parazgjedhor të LSDM-së. Në përpilimin e programit u udhëhoqëm nga parimet e pranuara nga të gjithë qytetarët e RM-së dhe jo vetëm për ata që përmes votës iu kundërvunë regjimit.
Zhvillim ekonomik, kthimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës. Integrim në NATO dhe BE.
Prej këtu sot iu premtoj: Maqedonia do të jetë shtet për të gjithë, nuk do të ketë të afërt dhe jo të afërt me pushtetin.
Republika e Maqedonisë do të hapëroj drejtë BE-së dhe NATO-s, për ta arritur këtë do t’i përmbushim të gjitha reformat e nevojshme, sepse kjo mundëson një jetë me kualitet për të gjithë qytetarët.