10 March
Avokati i biznesmenit Seat Koçan, Nikolla Dodevski, shprehet i habitur nga vendimi për paraburgim për klientin e ti. Sipas Dodevskit nuk është e pranueshme që rreth vendimit të kuptoj nga mediat dhe jo nga Gjykata., e cila zakonisht vendimet i shpall edhe në ueb faqen zyrtare.
Pavarësisht deklaratës së Dodevskit, vendimi për paraburgim, figuron edhe në ueb faqen e gjykatës.
Mbrojtja deri në këto momente nuk ka pranuar kurrfarë vendimi për shqiptimin e masës së paraburgimit për Seat Koçan. Ashtu që nuk mund t’ju them asgjë përderisa gjithçka që dimë është ajo që kemi dëgjuar nga mediat. Se si mediat para të akuzuarit, para palës mbrojtëse kanë pranuar informata apo vendim që dikujt i është shqiptuan masa e paraburgimit vërtet nuk e kam të qartë – tha Nikolla Dodevski, avokat.
Ndërkohë Prokurorja speciale Katica Janeva, thekson se është njoftuar nga gjyqi për vendimin, por se të njëjtin akoma nuk e ka parë.
Ne jemi të njoftuar, por vendimin nuk e kam parë, nuk e di a është pranuar nga ana jonë. Jemi të njoftuar nga gjykatësja se do të dorëzohet sot vendimi, por deri në këto mente akoma nuk është dorëzuar – tha Katica Janeva, prokurore speciale.