Studentët nga ndërtesa e tretë e shtëpisë studentore Stiv Naumov në Shkup tashmë një javë të plotë nuk kanë ujë. Sipas banuesve me të cilët kemi folur ata janë të detyruar që të mbushin shishe për t`i plotësuar nevojat e tyre higjienike, transmeton Tetova1.
Problemi, ashtu si thuan, është paraqitur në katet më lartë nga shtëpia studentore, pasi që ata student në katin përdhesë kanë pasur pak ujë.
“Katër herë më ka ndodhur përderisa pastrohem të mos ketë ujë dhe duhet ose që të pres të vije ose të kthehem në dhomë dhe atje të vazhdoj pastrimin me ujin nga shishet”, theksoi një studente që gjendet në ndërtesën e tretë.
Studentët nga ndërtesat tjera po ankohen se nuk kanë mjaftueshëm ujë të ngrohtë gjatë ditës.
Ndërsa ministri i arsimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiu vazhdon me heshtjen e tij titanike dhe mos interesimin për gjendjet e krijuara në arsim pas marrjes së dikasterit nga ana e tij./Almakos