LSDM i bën thirrje urgjente presidentit Gjorge Ivanov që tia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit në mënyrë që të zhbllokohen proceset në shtet. Nënkryetarja e kësaj partie Radmilla Shekerinska i tha Ivanovit që të mos luajë me standarde të dyfishta dhe ta përdorë platformën si alibi pasi që e njëjta ka qenë pjesë edhe e bisedimeve me VMRO DPMNE në.
“Platformat e partive të tjera politike nuk janë gjëra që neve ta takojnë ti zgjidhim. Ne besojmë se me partitë me të cilat do të bisedonin do të hapnim debat mbi pikat që shkruajnë në platformë. Ne ngelemi në programin dhe poltiikën që e kemi zhvilluar gjatë fushatës. Një shoqëri, një Maqedoni, probleme dhe zgjidhje të njëjta… Mos të harrojmë se nuk kanë kaluar as dy muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Qytetarët tashmë kanë votuar dhe mes Gruevskit dhe Maqedonisë ata zgjodhën MAqeodninë dhe me tëdrejtë presin prej neve që të ketë ndryshime në Maqedoni dhe për vendime që pasojnë zgjedhjet”, ka thënë Radmilla Shekerinska, zv/kryetare e LSDM-së.
E pyetur nëse ka ndonjë plan për thirrjen e Parlamentit ose për shpallje të zgjedhjeve të reja së bashku me ato lokale, Shekerinska tha se qytetarët duhet të marrin frymë nga zgjedhjet. Ti jepet mandati Zaevit dhe të fillojë me punë Parlamenti dhe pastaj do të vijojnë edhe gjithë proceset e tjera.
“Sa i përket zgjedhjeve lokale, personat e vetëm që po i prolongojn ë zgjedhjet janë Ivanovi dhe Gruevski në prapavi. Po të mos e manipulonte Ivanovi Kushtetutën, po tia jepte mandatin partisë së dytë pa kushte, sot do të kishim Kuvend funksional, kryetar Kuvendi i cili do ti shpallte zgjedhjet dhe do të kishim Qeveri e cila do të kishte mandat të organizojë zgjedhjet e tilla”, ka shtuar më tej Shekerinska.
Shekerinska u përmbajt nga komentimi nëse platforma shqiptare është ose jo problemi më i madh që u shfaq në periudhën paszgjedhore duke thënë se ai dokument duhet komentuar kur të merret mandati. Ajo e rikujtoi Ivanovin se për shkak të kokëfortësisë së tij shteti pësoi njëherë me abolimet, dhe kërkoi që kjo gjë mos të bëhet reprizë.
Shekerniska: Ivanov urgjentisht të dorëzoj… by tvshenjaofficial