08 March
Ish shefi i diplomacisë Antonio Milloshovski pranoi publikisht se bisedat e përgjuara që i publikoi LSDM-ja nuk janë të montuara. Milloshovski në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, mes tjerash vërtetoi se ka porositur lustrim për një gjykatës nga Kërçova, duke u arsyetuar se si deputet ka pasur për detyrë t’i paraqesë ata, për të cilët siç thotë, kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.
Bëhet fjalë për gjykatës bashkëpunëtor i UDB-së 30 vite, ju konfirmoj me përgjegjësi. Pyetni çdo kërçovar, ai ka qenë më i korruptuari në qytet. Ky gjykatës ka denoncuar një grup të ri muzikor pse kanë kënduar këngë për Maqedoninë e pavarur dhe ka avancuar në karrierën e tij. Ju doni nga ky gjykatës të bëni viktimë – tha Antonio Miloshoski – VMRO-DPMNE.
Retorika e këtillë është në kundërshtim me atë të Nikolla Gruevskit i cili nuk pranon se bisedat nuk janë të montuara. Por dy vite më parë duke paralajmëruar rastin “Puçi”, vet Gruevski kishte thënë se në regjistrimet ka të vërtetë.
Ai mi tregoi disa biseda të përgjuara, për të cilat konstatova se një pjesë janë të vërteta, një pjesë gjysmë të vërteta dhe një pjesë jo të vërteta. Megjithatë fakti se një pjesë e tyre ishin të vërteta, tregonte për seriozitetin e situatës – tha Nikolla Gruevski- kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Të gjithë ata skenarist të cilët fuqishëm besojnë se do të na thyejnë, do të na shpërlajnë trurin, do të na gënjejnë me regjistrime të montuara, të prera dhe të ngjitura – tha Nikolla Gruevski- kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Një laborator gjerman tashmë ka konfirmuar se bisedat e publikuara nga LSDM-ja janë të vërtetë dhe të besueshme. Është analizuar regjistrimi ku Gruevski dhe Mile Janakievski bisedojnë për provizion nga një kompani kineze e cila ndërton autostradë në shtet.
Alsat-M