Rusia mund të përfitojë nga paqëndrueshmëria politike në Maqedoni për të tentuar rimarrjen e një pjese të territorit të Ballkanit që humbi pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik.
Paralajmërimi vjen nga kongresmeni republikan, Peter Roskam. Më e pakta që mund të bëjnë rusët është roli provokativ, tha ligjvënësi amerikan për “Uashington Examiner”.
“Duket se kjo është loja e vjetër e Moskës: të krijojë përshtypjen e rreme të trazirave ose t’i shfrytëzojë në maksimum kur ato ekzistojnë vërtet”,- shprehet ai.
Në rastin aktual, Maqedonia është e pastabilizuar dhe rusëve po u pëlqen të nxjerrin përfitim nga vështirësitë e saj.
“Komentet e Moskës mbi gjendjen në Shkup janë saktësisht të njëjta me fjalët që dëgjuam nga rusët përpara pushtimeve të tyre në Osetinë e jugut apo Donetsk dhe në disa pjesë të Gjeorgjisë e Ukrainës”,-kujton kongresmeni.
“Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë kishte për qëllim mbështetjen e liderit pro-rus të saj, i cili do të zëvendësohej nga një qeveri e prirë drejt Perëndimit. Nuk e di cilat janë planet e Kremlinit”,– vazhdon ligjvënësi, “por nëse e shkuara mund të shërbejë si prelud, atëherë duket se kjo është ajo lloj klime kur rusët mund të thonë: “tani, ne zgjedhim të lëvizim’”,- ka deklaruar kongresmeni republikan, Peter Roskam.