Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi-Zejdi duke komentuar mbi vendimin e fundit të kryesisë së BDI-së dhe liderit të kësaj force poltike Ali Ahmeti që të hetohet veprimtaria e BDI-së që nga viti 2002 e këndaj, thotë se nëse Ahmeti dëshiron të “reformoj” partinë e tij duhet ta brakëtisë menjëher qeverinë e Nikolla Gruevskit.
“Nëse Ali Ahmeti dhe BDI-ja dëshirojnë të braktisin vasalitetin ndaj Gruevskit dhe VMRO-së; Nëse Ali Ahmeti dhe BDI-ja kanë vendosur të jenë në shërbim të vlerave euro-atlantike dhe interesave shqiptare: Ali Ahmeti dhe BDI-ja duhet që urgjentisht të braktisin qeverinë me VMRO-në, me ç’rast përfundimisht do ta izolonin Gruevskin dhe klikën e tij dhe do ta linin të vetmuar në këtë luftë kundër shqiptarëve, kundër NATO-s, BE-së dhe SHBA-ve”, shkruan Skender Rexhepi i Lëvizjes Besa.
Ai konsideron se tash e ka fjalën Ali Ahmeti, që para se të mendoj ta “reformoj” partinë e tij, siç thotë ai, le ta braktisë qeverinë dhe ta varros politikisht Gruevskin.