Kreu i LSDM-së ka folur sot për faktin se kanë siguruar 67 mandate dhe janë në prag të formimit të Qeverisë. Kështu deklaroi kreu i socialdemokratëve Zoran Zaev, në fjalimin e tij në marshit me rastin e 8 Marsit.
“I pritëm ndryshimet, prej 120 mandateve, 67 mandate kemi pas nesh dhe ja ku jemi para formimit të Qeverisë. Nuk dëshirojnë ta dorëzojnë pushtetin, gjejnë arsyetime banale vetëm e vetëm që të mos e dorëzojnë pushtetin, ndërsa ne dëshirojmë me të mirë, dëshirojmë me të mirë sepse jemi pakë, jemi kushërinj, aq e kemi Maqedoninë”, ka deklaruar Zaev, përcjell SHENJA.
Zoran Zaev premtoi para socialdemokrateve të pranishme një sërë ndryshime të ligjeve të cilat do të përmirësohen kushtet për punë të gruas.
“Ajo Qeveri, e zgjedhur prej rreth 700 mijë qytetarëve, do të kujdeset për të gjitha gratë, për të gjithë fëmijët dhe do të kujdeset për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Sigurojnë barazi dhe stabilitet. Bashkim dhe jo ndarje. Integrim dhe jo izolim”, tha më tej ai.
Duke u uruar 8 marsin, kreu i LSDM-së Zoran Zaevkërkoi nga socialdemokratët që të jenë krenare dhe të lumtura për shkak se e kanë liruar Maqedoninë.
Mefail Ismaili /SHENJA/