Mënyra e vetme për tu forcuar unitariteti i shtetit është nëpërmjet konceptit të një shoqërie me të drejta dhe obligime të njëjta për të gjithë, ndërsa ky koncept tani më ka fituar, kanë thënë sot nga LSDM.
“Koncepti i VMRO-së për përçarje humbi më 11 dhjetor! Kërkesa për zgjedhje të reja është vetëm një tentim për zgjatje të krizës politike dhe bartjes së përgjegjësisë për krimet dhe keqpërdorimet. Kjo nuk do të ndodhë! Qytetarët, qartë votuan për jetë kualitative për të gjithë, arsimim kualitativ dhe shëndetësi për të gjithë, për drejtësi për të gjithë, për shtet në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe kjo duhet të filloj të realizohet. Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, duhet të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë”, kanë thënë nga LSDM, ndërsa kanë kërkuar nga Presidenti Ivanov, që ta respektoj vullnetin e shumicës e shndërruar në 67 mandate deputetësh dhe të ja jep kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev mandatin për formim të Qeverisë.
Hapi i ardhshëm thonë nga LSDM, është transferim i qetë dhe i shpejtë i pushtetit.