05 March
Raporti i Departamentit Amerikan të shtetit është shqetësues dhe është koha kur të gjithë duhet të vetdijësohen për ta kthyer vendin në rrugën e duhur. Margarita Nikollovska nga Instituti për të drejtat e njeritu, thotë se është e domosdoshme që urgjentisht të formohet Qeveria e re për të kthyer normalitetin e institucioneve.
I gjithë shteti duhet ta ndryshojë kursin. Të fillohet nga pika ku do të respektohen të drejtat fondamentale, ku do të respektohen më gjerë të drejtat e çdo kujt në shtet dhe respektimi i këtillë duhet të jetë instrument i cili jo vetëm që do të garantojë drejtësi, por do mundësojë edhe mbrojtje eventuale dhe kompensim nëse ato të drejta në ndonjë formë shkelen – deklaroi Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.
Nikollovska thotë se patjetër duhet të ndërpritet praktika e sundimit selektiv të së drejtës, pengesat ndaj Prokurorisë speciale si dhe dënimet e një pjese të gjykatësve që nuk janë të kontrolluar nga pushteti aktual. Departamenti i shtetit kishte vërejtje edhe për rastin e Lagjes së Trimave. Në raport thuhet se një pjesë e të arrestuarve dhe dyshuarve për pjesëmarrje në përleshjet me policinë, janë ankuar për brutalitet policor gjatë transportit të tyre nga burgu në gjykatë.
Departamenti amerikan i shtetit në raportin e fundit thekson se gjyqësori në Maqedoni nuk është i pavarur dhe se shkelen të drejtat e njeriut.
Verica Pavlovska