03 March
Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Petar Anevski sërish u ankua për obstruksione nga Prokuroria Speciale. Ai tha se Katica Janeva e nënçmon Këshillin, megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë për takim të sërishëm me të. Për të martën Anevski paralajmëroi edhe seancën në të cilën do të shqyrtohet puna e Prokurorisë Speciale. Deri tek ata ka mbërritur edhe parashtresa nga U.D kryetare e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajlova e cila është ankuar ndaj sjelljes në seancë të Janevës dhe Fetait për shuplakat e porositura dhe dhunë në komunën Qendër, ku akuzuari i parë është ish kryeministri Nikola Gruevski. Këshilli të martën do të shqyrtojë edhe dy raste tjera.
Do të shqyrtohen pikat për lëndën që në opinion njihet si “Puçi” dhe për “Sopotin”. Ne vendosim se në kompetencë të kujt duhet të jetë, pra kjo lëndë, gjegjësisht veprimi dhe heqja dorë nga ndjekja e prokurorit publik nga “Puçi” – deklaroi Petar Anevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.
Këshilli i prokurorëve pret sqarim se pse Specialja ka hequr dorë nga aktakuza për puçin ku i akuzuar ishte lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Parashtresa për ligjshmërinë e tërheqjes së aktakuzës për “Puçin” deri tek ata mbërriti nga MPB-ja. Deri tani nuk ka informacion nëse Prokuroria Speciale do të jetë e ftuar të marrë pjesë në seancën e Këshillit që do të mbahet të martën.
Bojan Stojankovski