03 March
Nuk ka paraburgim për pronarin e “Transmet” Seat Koçan të cilin Specialja e dyshon në rastin “Trust”. Gjykata Themelore Shkupi 1 hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale. Por, ekipi i Katica Janevës menjëherë doli me përgjigje se do të dorëzojnë ankesë për vendimin e këtillë të gjykatësit me procedurë paraprake. Për dallim nga Koçan, nënshkruesit e autorizuar të kompanisë “Sileks Nemetali”, Vasilie Aviroviq i është shqiptuar masa e kujdesit. Aviroviq si i dyshuari i dytë në këtë rast, nuk do të mund të kryejë aktivitete të caktuara pune e as të kontaktojë me disa persona. Drejtori aktual i kompanisë shtetërore ELEM e cila në vitin 2011 u ka ndarë tenderin kontestues tre kompanive, pohon se procedura nga ana e tyre është e pastër dhe se ELEM ka dorëzuar çdo gjë që kanë kërkuar prokurorët special.
Atë që mund t’ua konfirmoj për momentin pasi personalisht tentova të bëj shqyrtim në dokumente për këtë procedurë është se procedura e njëjtë është zhvilluar sipas ligjit për furnizime publike që në atë moment ka qenë në fuqi – tha Hristian Mickoski, drejtor i përgjithshëm i SH.A ELEM .
Mickoski nuk deshi ta komentojë bisedën e materialeve të përgjuara mes ish kryeministrit Gruevski dhe ish drejtorit të kompanisë ELEM, Vlatko Çingoski, e cila sipas supozimeve ka të bëjë me kontraktimin e fituesve në këtë furnizim publik. Të martën Specialja zbardhi rastin ku dyshon tre kompani se kanë marrë tender prej 17 milion eurove lidhur me angazhimin e tyre në REK Bitola në bazë të dokumenteve të falsifikuara për ekipim teknik dhe kadrovik.
Tre të dyshuarit me veprimet e tyre për konzorciumin kanë realizuar dobi pronësore me përmasa të mëdha, në vlerë të përgjithshme prej 1 miliard denarë. Në mënyre shtesë duke pasur parasysh se në bazë të kësaj marrëveshje, e lidhur me dokumentacion të pavërtetë, është lidhur edhe aneks në vlerë prej 60 milion denarëve – deklaroi Fatime Fetai nga Prokuroria Speciale.
Koçan dhe Aviroviq dje dhanë dëshmitë e tyre para gjykatësit me procedurë paraprake, por nuk deshën për rastin të flasin para mediave.
Mirko Trajanovski