Gjatë seancës së sotme gjyqësore për ndodhitë në “Lagjen e Trimave”, u dëgjua edhe pronari i njërës prej shtëpive ku kanë qëndruar grupi në Kumanovë, Fadil Fejzullahu, njofton SHENJA.
Ai mohoi akuzat për ndihmë logjistike të grupit, por tha se ka qëndruar 3 dite në shtëpinë në “Lagjen e Trimave” me grupin vetëm e vetëm që ata mos të mendojnë se do t’i tradhtojë. Prokuroria e pyeti Fadil Fejzullahun a ka gjuajtur me armë ndaj policisë, e përgjigja e tij ishte “jo”. Mirëpo, prokuroria i tha se gjurmët e tij janë gjetur në një kallashnikov.
Fadil Fejzullahu tha se prej grupit e ka njohur vetëm Sami Ukshinin ndërsa të tjerët nuk i ka parë asnjëherë. /SHENJA/