03 March
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev akuzoi kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov për standarde të dyfishta. Ai në një emision debativ për televizionin 24 deklaroi se kur Ivanov ia dorëzoi mandatin Gruevskit, platforma shqiptare nuk ishte aspak e problematike që VMRO – DPMNE-së ti kërkonte 61 firmat e nevojshme për krijimin e qeveirsë së re, ashtu siç veproi me LSDM-në. Zaev tha se Gruevski ka pranuar gjithçka dhe sikur Ahmeti të hiqte dorë nga specialja, kreu i VMRO-së tha Zaev ishte i gatshëm që gjuhën maqedonase të vendoste si gjuhë të dytë zyrtare.
Duhet ta dini se Platforma e shqiptarëve u shpalos diku me datë 29 dhjetor, mandatin Ivanovi e dha më 9 janar. Ivanovi para se ta jep mandatin nuk tha asgjë për platformën. 20 ditë kishte negociata për atë platformë. Dua të rikujtoj, në ditën e fundit u mblodhën të gjithë partnerët e koalicionit të VMRO – DPMNE-së dhe kishte mbledhje të komitetit ekzekutiv dhe qendror për të marrë vendim, ata pranuan edhe platformën, edhe ligjin për përdorimin e gjuhës. Sikur ti thoshte Ahmeti të largojmë Specialen, Gruevski ishte gati ta vendos gjuhën maqedonase, gjuhë të dytë – deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.
Ndërsa sa i përket debatin për gjuhën shqipe dhe pohimet se me zyrtarizmin e saj shkatërrohet karakteri unitar i shtetit, Zaev tha se kjo nuk qëndron pasi shqipja edhe tani përdoret si gjuhë zyrtare. Kreu i LSDM-së tha se karakteri unitar i shtetit rrënohet pikërisht nga politikat e VMRO-së.
Uniteti i një shteti forcohet nëpërmjet një shoqërie, me unitet të të gjithë qytetarëve dhe me përpjekje që ti bëjmë të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët para shtetit që quhet Maqedoni. Këto ndarje që nxiten nga ana e kryetarit Ivanov dhe Nikolla Gruevskit i cili e ka pushtetin, absolutisht është skenari i errët për Maqedoninë – tha Zoran Zaev.
Nëse Ivanovi insiston në fund në mos-dhënien e mandatit deri në fund, Zaevi nuk përjashtoi mundësin që Kuvendi të mblidhet dhe shumica ta zgjedh kryetarin e saj.
Një prej zgjidhjeve është e dukshme dhe mundem lirisht ta them se Kuvendi mund të zgjedh kryetarin e saj, dhe kjo nuk ka asnjë pikë të përbashkët me Ivanovin. 67 mandatet garantojnë se me shumicë parlamentare mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit, dhe kjo është një prej hapave të mundshëm. Kjo ishte një prej pikave që u diskutua edhe me Ahmetin dhe partitë tjera. Ivanov tani si duket na detyron dhe këtë hap ta bëjmë – precizoi Zoran Zaev.
Në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale, Zaev tha se një skenar i till për momentin shkon në favor të partisë së tij dhe opozitës ndërsa në dëm të Maqedonisë. Në ndërkohë partia e Nikolla Gruevskit përsëriti qëndrimin se Maqedonia ka nevojë për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme të cilët duhet të organizohen bashkë me zgjedhjet parlamentare.
Duke marrë parasysh situatën momentale politike dhe gjendjen në të cilën ndodhet shteti, zgjidhja më e mirë do të ishte organizimi i zgjedhjeve të shpejta bashkë me ato lokale dhe në këtë mënyrë nuk do të kishte harxhime shtesë e as humbje të kohës – tha Nikolla Todorov nga VMRO – DPMNE.
Todorov tha se kryetari i shtetit Ivanov në fjalimin e tij ka thënë se mandatin për formimin e qeverisë së LSDM-ja dhe Zaev do ta marrin vetëm nëse heqin dorë nga Platforma e përbashkët e partive shqiptare.
Blerim Ismaili