Lëvizja Besa dega Kumanovë reagon ashper lidhur me incidentin që ndodhi në ndeshjen basketbollistike mes shkollës fillore “Naim Frashëri” dhe shkollës fillore “Magdalena Antova” nga fshati Rajkova Kuqa, në të cilën nxënësit shqiptarë u sulmuan nga disa tifozë dhe fatmirësisht nuk u lëndua asnjë nga ato, por pësoi një lëndim në kokë arsimtari i edukatës fizike Faton Zenuni. Ftojmë organet kompetente që të marrin masat e duhura me qëllim që këto incidente të mos ndodhin më dhe në të ardhmen të sigurojnë vendet ku fëmijët garojnë në gara sportive. Gjithashtu ftojmë organizatorët e garave të këtilla që të jenë të kujdesshëm në organizimin e evenimenteve të këtilla dhe të mos japin arsye për përkeqësim të panevojshëm të marrëdhënieve ndëretnike në situatën në vend.
Lëvizja Besa, dega Kumanovë