THIRRJE Për dhënien e granteve të vogla për organizata qytetare në suaza të projektit “Gazetaria hulumtuese për nxitje të reformave” financuar nga Bashkimi Evropian.
Qendra për komunikime qytetare (QKQ) në bashkëpunim me OJQ Infocentar dhe BIRN Maqedoni në suaza të projektit “Gazetari hulumtuese për nxitje të reformave”, financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit për përkrahje të sektorit qytetar dhe lirisë së mediave 2014, shpallin thirrjen për dhënien e granteve për organizata qytetare (OQ) për aksione të ndërlidhura me mbledhjen, përpunimin dhe analizën e informatave me karakter publik dhe përgatitje të bazave të hapura të të dhënave për fushat me karakter më të gjerë publik.
Është paraparë të jepen tetë (8) grante të vogla, nga një për secilin rajon planor të vendit (të Shkupit, Lindor, Juglindor, Verilindor, të Pellagonisë, të Vardarit, Jugperëndimor dhe rajonin e Pollogut) në shumë deri më 3.000 euro për grant (në vlerë në denarë prej 184.000 denarë). Shuma totale e thirrjes është 24.000 euro.
Aplikacionet duhet të dorëzohen deri më 24 mars 2017, kurse zbatimi i aktiviteteve duhet të planifikohet në periudhën prej 1 maj 2017 – 30 nëntor të vitit 2017 .
Dokumentacioni i projektit dhe udhëzimet në detaje mund të shkarkohen nga kjo ueb-faqe: https://freeinfo.mk/.
Aplikacionet e plota me dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen vetëm në formë elektronike në center@ccc.org.mk (me shënimin në Subject: IPA2/CSO-01) dhe në CC për elena@nvoinfocentar.org.mk, por jo më vonë se ora 17, më 24 mars të vitit 2017 .