Janeva do të shkarkojë Fatime Fetain është afruar shumë me një parti politike?! Prokurorja Speciale, Katica Janeva ka gjasa të përjashtojë nga ekipi i saj prokuroren Fatime Fetai, njoftojnë burime të afërta me prokurorinë. Shkak për këtë është afërsia e prokurores Fetai me përfaqësues të një partie shqiptare, nga e cila ka persona të dyshuar prej PSP-së, por edhe shumë funksionarë tjerë të cilët potencialisht mund të dyshohen.
Afërsia e Fetait me këtë parti politike, ka filluar të ju pengojë edhe diplomatëve në Shkup, për shkak se partia me funksionarët e së cilës mban raporte Fetai është e afërt me VMRO-DPMNE-në.
Zyrtarisht, ende nuk ka komente nga Prokuroria speciale për këto informacione.