02 March
Sead Koçan për momentin po merret në pyetje në Gjykatën Penale. Prokuroria Speciale Publike kërkon paraburgim për Koçan dhe për drejtuesin e firmës Sileks Nemetali.
“Transmet SHPK-Shkup”, “Sileks Nemetali” nga Kratova dhe “Vato SHPK” nga Studeniçani janë tre kompanitë që ngarkohen nga Prokuroria Speciale për përfitimin e 17 milion eurove nga “REK Bitola”. Kjo prokurori hapi lëndën më të re me emrin “Trust”. Tre firmat, sipas PSP-së, kanë formuar konsorcium në vitin 2011 për të fituar tender nga kompania shtetërore ELEM. Dyshohen tre persona, udhëheqësit e kompanive. Lëndë e furnizimit ka qenë makineria për gërmimin në kantierin “REK Bitola”. Provat e Speciales tregojnë se, edhe pse konsorciumi ka dorëzuar dokumentacion eventual të falsifikuar, Komisioni për furnizime publike në ELEM i ka dhënë dritë jeshile, në mënyrë që tenderi të realizohet.
Përveç për Koçan, Janeva paraburgim ka kërkuar edhe për drejtuesin e Sileks Nemetali. Të lartpërmendurit dyshohet se përmes dokumentacionit të rrejshëm kanë përfituar mbi 17 milion euro.