Partitë politike në vend kanë dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarëve. LSDM-ja ka akuzuar se sulmi vjen si rezultat i provokimeve të VMRO – DPMNE-së. Nga kjo parti i kanë nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE që në mënyrë urgjente të ndërpresin provokimet dhe sjelljet jocivilizuese, e cila sipas tyre, ka kulmuar me rrahjen e punëtorëve medial.
“Thirrjet për linçim, gjuha e urrejtjes, incidentet e orkestruara në të cilën ka gurëzim dhe thyerje të objekteve, tentimet për shqetësim të familjeve në shtëpitë e tyre duhet të ndërpriten menjëherë. Kjo mënyrë të cilën e ka zgjedhur regjimi në largim, të vuajnë njerëz të pafajshëm, në mënyrë që kriminelet të mos bartin përgjegjësi për të bërat gjatë 10 viteve ndaj qytetarëve të Maqedonisë, është edhe një vërtetim për vendimin e drejtë të shumicës së qytetarëve për ndryshime dhe nevojën urgjente për transferim të qetë të pushtetit.”, kanë reaguar nga LSDM.
Edhe VMRO-DPMNE ka dënuar sulmin që ka ndodhur në protestën e mbrëshme dhe ka kërkuar që institucionet përgjegjësie sa më shpejtë të zbardhin këtë rast dhe të sankcionojnë individët që e kanë shkaktuar atë. Nga VMRO kanë thënë se është tragjike që LSDM kur ndodhin incidente të tilla duhet të gënjej dhe keqpërdorë.
“Sulmet mbi mediat dhe gazetarët ishin të mbrojtura me nënshkrim pikërisht nga huliganët e LSDM-së dhe Sorosit kur demolonin media. LSDM duhet të grumbulloj forca dhe të refuzoj shantazhimet që nxisin tensione mes qytetarëve dhe sjellin rrezik për destabilizim të vendit. LSDM duhet të ndaloj që të shkoj në kundërshtim me interesat e shtetit dhe interesat nacionale. LSDM duhet të sheh se populli po zgjohet dhe nuk pranon Platforma nga Tirana dhe ridfeinim të shtetit. LSDM duhet të pranoj dorën e zgjatur nga VMRO-DPMNE”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në reagimin e tij ka thënë se për Lëvizjen BESA sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme.
“Për Lëvizjen BESA sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme, andaj i dënojmë ashpër sulmet që iu bënë gazetarëve. Ju bëj thirrje të gjithë aktorëve relevant, shoqatave të pavarura, intelektualëve, zyrave diplomatike që ta dënojnë ashpër këtë sulm ndaj mediave të pavarura dhe një zëri ta ndalim këtë praktikë të dëmshme të instaluar nga pushteti, që ka për qëllim Maqedoninë ta shndërrojë në një shtet diktatorial, ku çdokush që mendon ndryshe, shantazhohet dhe kërcënohet nga banda kriminale të partive në pushtet”, kanë thënë nga BESA.
Kasami është shprehur se ky sulm është edhe një tregues se përse Maqedonia në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes është në gjendje alarmuese.
Teuta Buçi /SHENJA/
Partitë politike: Të ndërpriten sulmet ndaj… by tvshenjaofficial