Vetëm për disa orë, flakët e zjarrit e shkatërruan tërësisht çerdhen “8 Marsi” në Komunën e Shuto Orizarës. Zjarri është vërejtur nga banorët disa minuta pas mesnate dhe i kanë lajmëruar njësitë e zjarrfikësve. TV SHENJA ka arritur në vendin e ngjarjes disa minuta pasi çerdhja ka filluar të digjet dhe ka dhënë edhe pamjet ekskluzive.
Në biseda me banorët dhe me zjarrëfikësit na thanë se nuk e dinë arsyen pse është shkaktuar zjarri, por edhe se flakët për një kohë të shkurtër e kanë përfshirë të gjithë objektin.
“Kur dola pashë zjarr në dy vende, filloj shpejtë, një në njërin kënd dhe tjetri këtu ne mes. Pastaj erdhën zjarrfikësit e parë dhe më pas edhe këto tre kanë automjetet tjera”, tha një banor.
Kryetari i Komunës së Shuto Orizarës, deklaroi për TV SHENJA se ky është një dëm i madh për komunën, sepse është shkatërruar çerdhja e vetme në këtë komunë ku kanë qëndruar mbi 150 fëmijë.
“Çerdhja e vetme që e kemi në Shuto Orizarë është kjo. U përpoqëm periudhë të gjatë që të mund të sajnë disa pjesë në çerdhe si çatinë, dritaret dhe punë tjera. Kjo gjendje ka ndodhur për shkak se rezervuarët janë shumë afër aty, dikush pa dashje ka hedhur në rezervuar aty, por këtë do ta konstatojë vetë policia. Ne e paraqitëm rastin menjëherë dhe saktë pas 25 minutave arritën zjarrfikësit, nuk janë shumë të shpejtë. Kemi rreth 150 fëmijë që kanë hyrë në projekt të cilët janë të kategorive sociale dhe në komunën tonë nuk kanë paguar familjet që kanë qenë raste sociale. Në njërën hapësirë ka pasur edhe fëmijë të pastrehë që janë mbajtur aty”, ka deklaruar Elvis Bajram, kryetar i Komunës Shuto Orizarë.
Ne qëndruam deri në orët e mëngjesit për të parë se si po zhvillohet procesi i shuarjes së zjarrit dhe deri kur ekipet e zjarrfikësve na thanë se më nuk ka rrezik për banorët që jetojnë aty prë rreth.
Në komunikimin e sotëm me qendrën e zjarrfikësve të Shkupit, Komandanti, Xvonko Tomevsi, deklaroi se kanë arritur që zjarrin ta izolojnë dhe se përveç dëmeve materiale, nuk ka viktima dhe lëndime të zjarrfikësve gjatë aksionit
“Bëhet fjalë për objekt të përfshirë nga flakët në tërësi, në pjesën e konstruksionit të çatisë, gjatë asaj është dërguar mbështetje 31 zjarrfikësve të cilët intervenuan me 12 automjete. Falë sakrificës së kolegëve të mijë, zjarri u vendos në kontroll, për fat të mirë nuk kemi zjarrfikës së lënduar por edhe banorë, edhe pse zjarri ka shpërthyer në orët e vona”, ka thënë Xvonko Tomevski, komandant i zjarrfikësve Shkup
Komandanti Tomevski tha se gjatë gjithë aksionit janë ndihmuar edhe nga Ujësjellësi i Shkupit i cili i ka furnizuar me ujë. Për shkaqet e shpërthimit të zjarrit duhet të deklarohen nga MPB, por ministri Agim Nuhiu tha se ende nuk mund të japin koment për këtë rast. Ekipet e zjarrfikësve ende e vëzhgojnë çerdhen deri në sigurimin e plotë se nuk mund të shkaktohet zjarr përsëri, për shkak të lëndës djegëse për ngrohje që ka pasur objekti.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Digjet çerdhja e fëmijëve në Shuto Orizare by tvshenjaofficial