Kryesia Qendrore e LR-PDSH-së do të vendos nëse ky subjekt do të jetë pjesë e Qeverisë apo jo. Kështu tha anëtari i Kryesisë së Lëvizjes për Reforma në PDSH, Bekim Tateshi, në emisionin “Arena” në të cilën ka shtuar se këto ditë pritet që Kryesia Qendrore të mbajë mbledhjen dhe të diskutoj për këtë çështje.
Duke folur për realizmin e Platformës Shqiptare, në veçanti për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, ai tha se realizimi i përdorimit të saj në të gjithë territorin është e rëndë për t’u aprovuar, sepse gjithë këto kërkojnë ndryshime Kushtetuese, që bëhen me 2/3 e deputetëve.
“Kjo për momentin duke parë atë se çfarë ndodh këto ditë, paraqitja e fantazmave, grafiteve shoviniste kundër shqiptarëve, kjo tregon se do të shkoj shumë rëndë. Mirëpo, me votimin e thjeshtë të shumë Ligjeve, përfshirë edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, do të mund të kaloj në parlament, dhe kjo jep një frymë të re të përdorimit të gjuhës shqipe dhe një shkallë më lartë, të përdorimit të gjuhës shqipe nëpër institucionet e Maqedonisë”, ka thënë Bekim Tateshi, LR PDSH.
Sa i përket taktizimit të BDI-së, për të hyrë në Qeveri ose për të ngelur në opozitë duke përkrahur një Qeveri të pakicës, Tateshi tha se BDI po vepron me shumë kujdes, ngase e dine se çdo gabim i ardhshëm do të ishte fatal për ta. Ai tha se do të ishte mire që të gjithë subjektet politike shqiptarë të bëhen pjesë e Qeverisë, me qëllim realizimin e Platformës Shqiptare.
“ Kjo më duket si lëvizje ta hedhësh gurin ta fshehësh dorën. Neve duhet si parti politike të marrin edhe përgjegjësi, se tash nuk mund të krijojmë Qeverinë e pakicës vetëm më Lëvizjen për Reforma, jo që në atë nuk do të kishim mund ta kryejmë, por neve, jemi të interesuar që në atë Qeveri të hyjnë të gjithë partitë shqiptare që janë nënshkruese të asaj Platforme, se ne i kemi dhënë besë asaj platforme”, ka shtuar më tej ai.
Tateshi tha se partia e tij nuk do të bashkëpunoj me kriminelë dhe nuk do të hyjnë në Qeveri “ku aty bëjnë pjesë edhe kriminel të çdo lloj ngjyre”.
Enis Murtezi /SHENJA/
Bekim Tateshi; Kryesia Qendrore do të vendosë… by tvshenjaofficial