01 March
Vala e protestave në Shkup dhe në qytetet e tjera në Maqedoni ka shqetësuar ambasadat e huaja në vend. Përmes faqeve të tyre në internet ata paralajmërojnë qytetarët e tyre se Maqedonia është një vend i rrezikshëm për t’u vizituar, ndërsa turistët që ndodhen aktualisht i këshillojnë të jenë shumë të kujdesshëm dhe vigjilent. Në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve thuhet edhe pse u tha se protestat do të ishin të qeta situata mund të eskalojë në dhunë.
Edhe pse u paralajmëruan demonstrata të qeta, mund të ketë konfrontime që do të eskalojnë në dhunë. Ju duhet të shmangni sipërfaqet e demonstratave, të keni kujdes nëse jeni në afërsi të turmave të mëdha, protestave dhe demonstratave – thuhet mes tjerash në njoftimin e ambasadës amerikane.
Edhe ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Hollandës iu bëjnë thirrje shtetasve të vet të shmangin protestat dhe udhëtimet në Maqedoni.
Shmangni grupet e mëdha dhe ta keni parasysh se trenat që hyjnë në Maqedoni nga Greqia mund të anulohen ose të prolongohen nëse ka ndonjë problem në kufirin Greqi Maqedoni – thuhet në njoftimin ambasada e britanike në Shkup.
Në Shkup dhe qytete tjera në Maqedoni mund të mbahen demonstrate politike. Demonstratat në Shkup mbahen kryesisht rreth ndërtesave të Qeverisë, ndërtesës së Parlamentit dhe rreth zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Demonstratat mund të shkaktojnë rrëmujë. Shmangni demonstratat – thuhet në kumtesën e ambasadës holandeze në Shkup.
Ekspertët apelojnë deri tek politikanët që t’i zgjidhin mos-marrëveshjet e tyre në mënyra tjera, dhe jo përmes nxitjes së dhunës.
Është fakt që Republika e Maqedonisë tanimë nga një krizë e thellë politike siç duket është futur në një fazë të re të krizës së sigurisë dhe normalisht që çdo përfaqësues i shteteve ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë janë të detyruar të thirren për sigurinë e tyre dhe në këtë rast paraqitja e rrezikshmërisë individuale, shoqërore, të drejtën e lëvizjes dhe sigurive tjera janë të detyruara që të bëhet një veprim i tillë për prevencion në aspektin ndërkombëtar. Ndërsa në aspektin e brendshëm nëse do të vazhdojë kjo situatë dhe eskalimi i saj shqetësohemi që mund të ndodh ndonjë situatë e palakmuar për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sepse futja në krizën e sigurisë individuale, shoqërore dhe nacionale dhe hapja e shtegut për konflikte dhe motivime ndër-nacionale akoma më tepër do të vështirësojë gjendjen e shtetit – tha Bashkim Selmani, ekspert sigurie.
Protestat kundër qeverisjes eventuale LSDM-BDI po hyjnë në ditën e tretë ndërsa pas incidenteve të një dite më parë, janë shtuar zërat për përshkallëzimin e mundëshëm të sitautës.