01 March
LSDM-ja ka shqyrtuar edhe skenarin e mundshëm të qëndrimit të BDI-së në opozitë dhe formimin e Qeverisë së pakicës. Zv/ kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska deklaroi se partitë duhet të jenë të vetëdijshme për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi prandaj reformat e nevojshme do të jenë vështirë të arritshme nga një Qeveri e pakicës.
Ne para së gjithash jemi të vetëdijshëm se shteti vërtetë ndodhet në situatë të vështirë. Ne nuk do të kemi mandate standard në të cilin do të punët që gjërat të përmirësohen. Disa gjëra do të thuhet të fillojnë kryekëput nga e para. Ajo Qeveri do të duhet të merret me metastazën që shpërndahet në gjyqësi, reforma që do të garantojnë kontroll të shërbimeve për kundërzbulim, reforma që do të nënkuptojnë përgjegjësi për gjithë krimin. Ky tip i reformave në kushtet e Qeverisë së pakicës, të jemi të sinqertë, vështirë do të zbatohet. Nëse ka një vendim të tillë nga BDI-ja, ne do të ndërmarrim hapat tona që tashmë i kemi diskutuar në parti sepse çdo parti duhet të ketë plan “çfarë, nëse – deklaroi zv/ kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska.