01 March
Mediat italiane ditët e fundit shkruajnë për një skandal që ka përfshirë shtetin shqiptar me mbetjet toksike të ardhura nga Italia. Sipas revistës “Planeti Tokë”, 1300 konatinerë të dërguar nga Italia në Shqipëri janë zhdukur pa lënë gjurmë. Këto 1300 kontanierë ishin destinuar të shkonin në deponimin e Shkupit por aty nuk arritën asnjëherë. Ndërkohë që biznesi i plehrave shqetëson qytetarët e Shqipërisë dhe Maedonisë, politikanët i qëndrojnë lojës së trafikantëve të këtyre mbetjeve.
Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla, ka zhvilluar disa ditë më parë, në Tiranë, një takim me Prokurorin e Antimafies italiane Franco Roberti. Debati ka qenë gjerësisht për trafikun e drogës dhe armëve, luftën kundër riciklimeve të mbeturinave toksike të bërë nga mafia italo-shqiptare dhe shkëmbimeve të numrave e të dhënave për të hetuar më thellë.
“Hetimet kofidenciale do të vijnë shumë shpejt në rezultate vendimtare”, murmuritet në korridoret e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, por askush në konferencën për shtyp nuk guxon të ngrejë hipoteza lidhur me interesat e përbashkëta hetimore. Asnjë pyetje, me përjashtim të njërës: “Prokuror, mijëra kontenierë të nisur nga porti “Gioia Tauro” në Kalabri drejt Maqedonisë kanë zbarkuar në Durrës dhe janë zhdukur gjatë rrugës. Dukej se përmbanin mbetje urbane dhe industriale. Shqipëria është kthyer në kazanin e plehrave të Europës?”, pyeti një gazetar.
Diplomati i lartë në Tiranë shikon disi i çuditur dhe ngre supet. I shmanget pyetjes, por e bën vetëm për sa i përket sekretit institucional që është i nevojshëm për të mbajtur në vazhdim procesin. Pastaj jep një përgjigje, “Italia dhe Shqipëria po hetojnë “mbeturinat e zhdukur” në rrugën Ballkanike. Dokumentet në posedimin tonë tregojnë se në vitin 2016, të paktën 1.300 kontenierë, prej 22 tonelata secila dhe zyrtarisht të destinuara për tu shkarkuar në Dresla, Maqedoni, nuk e kanë kaluar kufirin shqiptaro-maqedonas. Të shkarkuara më parë në portin e Durrësit, në Shqipëri, të nisura nga porti i Gioia Tauro në Kalabri, duhet të ishin shkarkuar në Shkup, Maqedoni, në deponinë më të madh të shkarkimit të mbeturinave në Europë, menaxhimi i së cilës i është besuar aktualisht një kompanie italiane – tha diplomati i lartë i mbërritur në Tiranë.
Mbetjet urbane të ardhura nga Napoli dhe provincat, nga Campania, Bari dhe komunat e këtij territori. Por, ndoshta edhe mbetje industriale dhe helme të rrezikshme, kjo e fundit, hipotezë që e bën aferën më shqetësuese dhe të sjellë në memorie vitet më të errëta të helmeve nga mafia. Në Napoli dhe Campania, vendet e “të keqes së errët” të përhapur në vitet e katastrofës më të madhe ambjentaliste të viteve të fundit, ata e dinë mirë.
Në vitin 2016 kompanitë ndërkombëtare të anijeve kanë dorëzuar 24.816 kontenierë nga e gjithë bota dhe tranzit nga porti italian i Gioia Tauro. 2604 u dërguan në Maqedoni. Nëpërmjet kufirit doganor të Qafë-thanës që ndan Shqipërinë dhe Maqedoninë, këto kontenierë nga 22 ton secili nuk janë parë, në të vërtetë kanë kaluar vetëm 1130. Pra, ku janë? Cili i ka marrë përsipër? Janë zhdukur në det apo janë varrosur nën tokë ?
Autoritetet maqedonase kanë nisur një hetim tashmë prej kohësh lidhur me çështjen. Shumë spekulojnë se këto kontanirë janë fshehur në tunele të nëndheshme dhe bunkerë të mëdhenj në Shqipëri, ku Guarda di Finanza dhe zyrtarët e ambasadës italiane në Shqipëri e Maqedoni javët e fundit janë në kërkim të një “thesari” toksik dhe të rrezikshëm. Gjurmët e përgjegjësive të çojnë në korridoret e pushtet në Tiranë dhe vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e politikës shqiptare’.
Qeveria shqiptare vitin e kaluar u përpoq vazhdimisht që të miratonte me shpejtësi një ligj që lejonte importin e mbetjeve nga vendet europiane, nga Italia në vend të parë. I mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, projektligji provokoi shumë kundërshtime edhe në mesin e disa ministrive, duke shkaktuar kështu një luftë midis institucioneve.
Eva Netkovska, funksionare e lartë në Institutin e Trtegëtisë së Jashtme, në Shkup ka mohuar kategorikisht që kjo ngarkesë të ketë hyrë në Maqedoni, të paktën në mënyrë legale. Netkovska kujton se Qeveria maqedonase për dy herë radhazi në vitin 2016 ka kundërshtuar autorizimin për importin e plehrave të kërkuara nga kompanitë lokale në vend.
Atëhete lind pyetja, ku përfunduan këta 1300 kontainerë?
Hetimi i kryer nga policia italiane ka theksuar mundësinë që mbetjet të jenë groposur në Shqipëri. Sipas informacioneve të hetimeve italiane, Shqipëria është përfshirë tashmë kokë e këmbë në biznesin e mbetjeve të rrezikshme dhe mafia kontrollon trafikun e tyre.