Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva ka paralajmëruar padi dhe parashtresa për çdo shkelje të ligjit e cila do të bëhet në dëm të saj dhe të kësaj prokurorie.
Sipas saj, edhe pse PSP i mbron interesat e qytetarëve, megjithatë disa institucione të caktuara dhe individ të punësuar në këto institucione “nuk e kuptojnë këtë dhe vlerësojnë se për ata nuk vlejnë Ligjet në Maqedoni”.
“Qasja ynë çdoherë ka qenë dhe do të jetë profesional, edhe përkundër tentimeve tona për të vendosur kontakt dhe bashkëpunim me gjitha institucionet dhe të punësuar në këto institucione, megjithatë kjo nuk ndodhi, andaj e përsërisë se do të kërkojmë që sjellja e tillë të sanksionohet në kuadër të normave ligjore”, ka thënë Janeva, gjatë konferencës së sotme për shtyp, përcjell “SHENJA”.