Në një konferencë për shtyp, Prokuroria Speciale Publike ka njoftuar mbi rastin e ri, të titulluar “Trust”, shkruan SHENJA.
Bëhet fjalë për dokumente të falsifikuara nga ana e një konzorciumi, gjë që e ka bërë të mundshme që të fitojë tenderë në vlerë prej 1 miliard e 60 milionë denarë, u tha mes tjerash gjatë konferencës për shtyp.
I dyshuari kryesor është menaxher i kompanisë Transmet, i dyshuari i dytë është menaxher i kompanisë Sileks nga Kratova, ndërsa i dyshuari i tretë është menaxher i Vato nga Studeniçani i Shkupit.
Ata janë të dyshuar për keqpërdorim të thirrjes publike dhe për të njëjtit do të kërkohet paraburgim.
Lënda vjen si rezultat i bisedave të përgjuara gjatë vitit 2011. /SHENJA/