VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate akuzoi liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, se nuk ndjen asnjë farë përgjegjësie për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare dhe njëherit e riafirmoi përsëri ofertën që ai të tërhiqet nga platforma e partive shqiptare dhe si mbështetje në Kuvend do ta ketë edhe VMRO-DPMNE-në, transmeton Gazeta Express.
“Qytetarët nuk votuan, as për ndryshimin e monedhave, e as për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin, dhe asesi për krijimin e shtetit binacional ose për federalizimin apo kantonizimin. Qytetarët nuk votuan për platformën nga Tirana. Zaev e pranon gjithë këtë vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet pa mbështetjen e popullit”, thuhet në kumunikatën e VMRO-DPMNE-ja për mediat e shkruara dhe elektronike.
Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo mund të shkaktojë një dëm afatmesëm dhe afatgjatë.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se një gjë të tillë LSDM-ja e ka bërë edhe në vitin 2004 me shtyerjen e ligjit për ndarje territoriale.