Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar sot u takua me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev në të cilin kanë biseduar për procesin e formimit të qeverisë së re.
Në takim, siç theksohet në kumtesën e LSDM-së, është theksuar nevoja e pjekurisë tek subjektet politike dhe të institucioneve për transferim të shpejtë dhe të qetë të pushtetit, që do të mundësojë vazhdimin e proceseve të filluara demokratike në Maqedoni.
Zaev kumtoi se janë dorëzuar 67 nënshkrime dhe se pret se së shpejti do ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, theksohet në kumtesë.
“Tërësisht jemi të përkushtuar në formimin e Qeverisë reformuese të Republikës së Maqedonisë. Nevojiten reforma urgjente në shtet, sipas raportit të Pribesë dhe Komisionit Evropian, që të sigurohet jetë cilësore e qytetarëve, por edhe perspektivë stabile euroatlantike e Maqedonisë. Jemi të gatshëm të punojmë në plotësimin e këtyre qëllimeve”, tha Zaev.