Gjykata themelore Shkupi 1 ka mohuar se Këshilli Penal ka dhënë dritë jeshile që dëshmitë e siguruara gjatë kontrollit tek Grujovski të përdoren në procedure. Nga gjykata, thonë se me vendimin e Këshillit Penal, lënda kthehet në rishqyrtim tek gjykatësi për procedure paraprake.
Ndërkohë, lidhur me ankesat që PSP i ka parashtruar kundër gjyqtarëve të Gjykatës Themelore Shkup 1, nga kjo gjykatë thonë se këto janë pjesë e presioneve dhe kërcënimeve mbi gjyqtarët, në mënyrë që këta të fundit të vendosin sipas dëshirës së PSP-së.