Katica Janeva dhe Fatime Fetai sot kanë dorëzuar ankesa kundër vendimit të Gjykatës për gjoba me para, kumtojnë nga Prokuroria Publike Speciale.
“Sot deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 janë parashtruar ankesa kundër vendimit të Gjykatës me të cilën mua dhe prokurores Fatime Fetai na është shqiptuar gjoba në para. Vlerësojmë se vendimi është i paligjshëm, kështu që ne kemi përdorur të drejtën për të apeluar”, njofton PPS.
Gjithashtu njoftohet se kundër gjyqtarëve Aleksandra Pop Stefanija dhe Lidija Petrovska deri te Këshilli për vërtetimin e fakteve ka dorëzuar iniciativa-paraqitjeje për vërtetimin joprofesionial për kryerjen e funksionit gjyqësor.