27 Shkurt
Një grup qytetarësh kanë paralajmëruar sërish protesta përpara qeverisë. Thirrja për këto kërkesa është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe organizohet nën moton “Vijat e kuqe i kaluat por jo edhe vijat kuq e verdhë” duke aluduar në flamurin shtetëror dhe simbolin e VMRO – DPMNE-së. Në këtë thirrje thuhet se ka ardhur momenti i ngritjes së zërit për një Maqedoni të Përbashkët, të lirë në të gjitha sferat e jetës për të gjithë qytetarët.