27 Shkurt
Pas deklaratave nxitëse të Gruevskit, natën e kaluar në Kumanovë janë shënuar disa provokime. Para shtëpisë së deputetit të LSDM, Maksim Dimitrievski disa qytetarë të panjohur kanë shkruar disa grafitë me porosi provokatore për të, si “ Makso tradhtari “ dhe “Makso është shërbëtor i shqiptarëve “.
Deputeti Dimitrievski nuk ka pranuar të prononcohet para kamerës për këto grafite, por në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar: “Të mjerueshme janë përpjekjet tuaja për të manipuluar me opinionin, kriminelë ”.
Ndërkohë që gjatë natës ka pasur edhe provokime të tjera si çarja e gomave të veturave në disa pjesë të qytetit. Jo zyrtarisht mësohet për mbi 200 raste të këtilla. Pronarët e disa gomisterive të qytetit, sqaruan se që nga mëngjesi shumë qytetarët i janë drejtuar punëtorive të tyre me goma të shpuara, ndërsa janë vizituar edhe nga policia.
Po është e vërtetë kjo. Qytetarët vijnë me goma të shpërthyera , apo të prera me thikë. Të gjithë qytetarët të njëjtin problem e kanë. Ishin parëz nga policia për këtë rast – thotë një gomist.
Kreu i Kumanovës Zoran Damjanovski, bëri thirrje që qytetarët të mos bien pre e provokimeve të nxitura në baza etnike nga kriminelët që po kërkojnë të shpejtojnë nga drejtësia.
Shkruhen grafitë , ngjiten posterë nëpër banesa kolektive, nëpër shtëpi e vetura , në përgjithësi provokohet situata edhe ashtu e brishtë në Maqedoni . Provokohet qytetarët në ndjenjat etnike . Supozoj se kumanovarët nuk do të lejojnë nuk do të lejojnë ndarje dhe destabilizim sepse këto nuk përkojnë me ndërtimin e një shoqërie për të gjithë – deklaroi Zoran Damjanovski, kryetar i komunës së Kumanovës.
Policia ende nuk ka dalë me prononcim zyrtarë për provokimet e natës së kaluar.