“Në një moment Ejup Alimi e ka thirrë Begun dhe i ka thënë të mos hyjë në Maqedoni se ka shumë njësi speciale. Begu i ka thënë se “Ato jam ka i pres”. Ka zbuluar sot gjatë dëshmisë në gjykatën e Shkupit Demë Shehu njëri prej të akuzuarve në rastin “Kumanova”, raporton gazeta Lajm.
Ejup Alimi është deputet aktual i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.