Në Karnavalin Ndërkombëtar të Strumicës ndër mijëra pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, pjesëmarrës ka edhe grupe nga Shqipëria të cilët performojnë nëpër rrugët e këtij qyteti duke mbajtur edhe flamurin shqiptar në dorë, shkruan Almakos.
Programi i Karnavalit të Strumicës filloi më 22 shkurt, ndërsa do të përfundojë me 1 mars me ndarjen e çmimeve grupore dhe individuale për maskat më të mira.
Ndryshe, sonte është manifestimi kryesor me kalimin e rreth 2.000 personave të shpërndatë në grupe të cilët do të ecin rrugëve të qytetit në Paradën e këtij karnavali ndërkombëtar./Almakos