Revista Fokus në numrin e fundit shkruan se djali i bashkëpunetorit më të afërt të Ali Ahmeti, Musa Xhaferit është futur në biznesin me rrymë elektrike, transmeton Almakos. Sipas kësaj reviste, djali i Xhaferit është futur në tregun e biznesit me energjisë elektrike.
” Pasi doli nga EFT Maqedoni, Koço Angjushev ka formuar ” Energy Delivery Solutions” (EVS), e cila për një kohë të shkurtër është etabluar si kompani lider në tregun e energjisë elektrike, duke trasnportuar energjinë elektrike për gjysmën e kompanive që janë konsumatorë të kualifikuar.
Megjithatë, puna e kompanisënë pjesën minimale mbështetet në tenderë për blerjen e rrymes elektrike nga institucionet dhe organet shtetërore, të cilat përgjithësisht i kanë fituar “Mist Energy” dhe “Future Energy”, të themeluara menjëherë pas “EDS”.
Ndërkohë, në këtë treg gjithashtu kanë hyrë edhe kompani të reja, nga të cilat mund të dallohen “See Power Trading”, e cila është e regjistruar në të njëjtën adresë dhe Kompanisë Advokate “Çukiç dhe Markov”, e themeluar nga kumbari i Ivo Koteskit dhe “U Power”, e themeluar nga Arijanit Xhaferi, djali i Musa Xhaferi! ”
Shkruan: Vlatko STOJANOVSKI/Fokus.mk