Seanca për rastin “Mitmarrje” në të cilin është i akuzuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot u anulua për më 3 prill, për shkak se Zaev ka udhëtuar për në Sarajevë, ku duhet të marrë çmimin për Kryetar më i mirë i Komunës në Evropën juglindore. Në këtë seancë nuk u paraqit as dëshmitari i prokurorisë, Ivan Nikollov Saçevaliev. Avokati i Zoran Zaevit, Jakim Naumov, deklaroi për mediat se rasti “Mitmarrje” në praktikë i dëshmon të gjitha rastet e montuara të cilat po përmenden në të gjitha raportet për gjyqësorin në Maqedoni.
“I ka përfunduar mandati prokurorit Vlladimir Milloshevski në ndërkohë është bërë precedent, për herë të parë Këshilli i prokurorëve publik, për herë të dytë cakton prokuror publik për krim të organizuar afat të përkohshëm, ai është Milloshevski. Deri më tani praktika ka qenë vetëm një herë, pse dhe si e kanë bërë atë, e dinë ata që vepruan”, ka deklaruar Jakim Naumov, avokat i Zoran Zaevit.
Avokatit Naumov, sqaroi se prokuroria publike republikane, e ka refuzuar propozimin e Gjykatës administrative për përjashtimin e prokurorit kryesor Zllatko Bikovski, ndërsa për këtë vendim nuk ka të drejtë për ankesë. Në rastin “Mitmarrja”, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, akuzohet për kërkim dhe pranim të korrupsionit nga afaristi nga Strumica, Saçevaliev i cili është edhe dëshmitar kryesor. Sipas aktakuzës, Zaev nga afaristi ka kërkuar 160 mijë euro përderisa ai e ka xhiruar fshehurazi.
Mefail Ismaili /SHENJA/
(VIDEO) Rasti “Mitmarrja”, anulohet seanca by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico