“Qëllimi i të gjithë gënjeshtrave dhe krimeve zgjedhore të Zoran Zaev është që të ngjitet në pushtet dhe të ridefinoj Maqedoninë”, ka deklaruar sot në konferencë për shtyp, Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.
Sipas tij, “LSDM është sinonim i krimit, ndërsa krimineli i aboluar Zoran Zaev dhe shoqëria e tij kriminele në majën e partisë, kanë shndërruar LSDM-në, në promotor dhe mbrojtës të krimit dhe gjithçka që është joligjore”.
“Tani po shihet se përse LSDM ka praktikuar skemat kriminale edhe në ciklet zgjedhore, përse në Kumanovë dhe në Steumicë, LSDM në mënyrë kriminale ka blerë vota dhe ka falsifikuar zgjedhjet. Situata të tilla policia ka regjistruar edh enë Maqedoninë lindore. Tani shihet se nuk ekzistojnë votues fiktiv në Maqedoni dhe përse krimineli i aboluar Zoran Zaev ka plasuar këtë manipulim. Qëllimi i gjithë gënjeshtrave, manipulimeve dhe krimeve zgjedhore të Zaevit është që të vije në pushtet dhe të ridefinoj Maqedoninë”, ka theksuar Ilioski.
Powered by WPeMatico