Arqipeshkvia e Ohrit e Kishës Ortodokse të Maqedonisë, ka shprehur shqetësimin e tyre për situatën aktuale politike në të cilën gjendet Maqedonia, ndërsa ka bërë thirrje për respektim të ndërsjellët, pajtim dhe përgjegjësi.
Arqipeshkvia e Ohrit në njoftimin nga seanca e sotme, ka apeluar deri tek liderët politik që të ruajnë pozitën që ka në Kushtetutën gjuha maqedonase në territorin e Maqedonisë, si dhe të ruhet karakteri unitar i shtetit.
“Të tanishmen dhe të ardhmen e Maqedonisë e shohim nëpërmjet ruajtjes së karakteri unitar të Maqedonisë, ndërsa për këtë ne kemi nevojë për pajtim të ndërsjellët dhe unitet kombëtar. Duke synuar kah kjo, populli ynë fetar, duhet të udhëhiqet nga vlerat krishtere”, kanë thënë nga Arqipeshkvia e Ohrit, transmeton SHENJA.
Powered by WPeMatico