Pesëdhjetë e dy vjeçari L.A. nga Recica e Vogël dje ka lajmëruar në polici dhunë e cila ka ndodhur rreth orës 9 e 30 min në rrugën Ilindenska në Tetovë nga 52 vjeçari S.S. dhe djali i tij 23 vjeçar H.S. njashtu nga Recica e Vogël me të cilët ka pasur keqkuptime rreth mjeteve financiare, transmeton Tetova1.
Kur ka dal nga vetura e tij me qëllim që të afrohet në shitoren më të afërt dy personat e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur në kokë dhe në trup, pastaj S.S. ka marr një shufër metalike dhe e ka goditur në anën e majtë në fytyrë, pas së cilës ka ikur nga vendngjarja.
Me lëndimet e fituara, të cilat më vonë janë fotodokumentuar, L.A. është drejtuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë dhe është lëshuar në shtëpi.
Dy sulmuesit janë thirrur në Stacionin Policor në Tetovë dhe po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.