Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot ndau çmimet për vepër jetësore “Krste Petkov Misirkov” dhe për storjen më të mirë hulumtuese “Jashar Erebara”.
Çmimi për veprën jetësore e fitoi fotografi nga portali “Sakam da Kazham”, Gjorgji Liçovski, ndërsa për storjen më të mirë hulumtuese u dekorua Vllado Apostollov nga rrjeti i gazetarëve hulumtues “BIRN”. Apostollovski mori këtë çmim për një sërë storjesh hulumtuese lidhur me firmën “Melimejt”.
Mirënjohje të veçantë mori edhe gazetari i TV Shenja Mefail Ismaili për kronikën e tij “Si deputetët i vjedhin paratë e qytetarëve”, me çka zbuloi se deputet i BDI-së nënshkruhet në vend të kolegëve të tyre, me qëllim që të marrin pagesa rrugore, edhe pse nuk marrin pjesë në komisionet ose trupat punues të Kuvendit. SHGM i ndau këto çmime në shënimin e 71 vjetorit të ekzistimit.
Powered by WPeMatico