Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka folur para takimit të kryesisë së partisë që po mbahet sonte në selinë në Reçicë të vogël.
“Është mbledhje e kryesisë ku janë ftuar edhe deputetët ku diskutohet mbi dokumentet e nxjerrë nga takimet e grupeve të punës, ata kanë përafruar shumë qëndrime, janë tejkaluar edhe disa dallime dhe janë plotësuar ushtet që kryesia të shqyrtojë këto dokumente…”, ka thënë Osmani.
“Sonte fillojmë me atë debat maratonik do të shqyrtohet çdo pikë me kujdes dhe nuk besoj se sonte do të përfundojë ky debat dhe do të vazhdojë edhe ditët në vijim”, ka shtuar Osmani.
Sipas tij, ky debat nuk do të ndalet derisa të sillet një vendim.