Të gjithë e dinë që jemi të pafajshëm por askush nuk po ndërmerr asgjë. Ishin këto fjalët të cilat tashmë disa vete po i thonë të dënuarit e rastit të Sopotit, të cilat i përsëritën edhe mbrëmë në emisionin ARENA në TV SHENJA. Samet Lutfiu dhe Shaban Limani, deklaruan se edhe krahas të gjitha dëshmive për pafajësinë e tyre, të gjithë të dënuarit vazhdimisht po malltretohen duke u paraqitur në gjykatën e Kumanovës, për shkak se gjykimi i tyre nuk po merr fund, me shtyrje të njëpasnjëshme të seancave. Shaban Limani tha se gjithmonë e kanë treguar pafajësinë e tyre andaj edhe PSP-ja e ka kërkuar rastin e sopotit.“Kemi biseduar me avokatët, avokatët thonë se tash për momentin nuk i pranojnë… Pse nuk i pranojnë,ë çfarë është arsyetimi? Se gjykata i ka refuzuar këto, nuk janë dëshmi të vlefshme për gjykatat në përgjithësi jo vetëm rasti i Sopotit, por të gjitha bombat që i ka publikuar Zaevi janë shpallur të pavlefshme, edhe tani për momentin tek gjykata nuk i kemi parashtruar ala kërkesën që ta parashtrojmë bombën që e ka publikuar Zaevi ta publikojmë si dëshmi, ka thënë Shaban Limani, i dënuar nga rasti i “Sopotit”.
Samet Lutfiu nënvizoi se të dënuarve vetëm gjykatat nuk iu besojnë. Ai tha se më së shumti në ndihmë u kanë dalë gazetarët dhe mediat.
“Për politikanët më të mos folim. Ka kemi shku vetëm na kanë rrjetë, kurrë hajr nuk kemi pa. Juve gazetarëve ju kemi pas si krah të djathtë. Nuk di më çka të them, gjitha argumentet janë në anën tonë. Asnjëri prej politikanëve nuk është interesuar për rastin tonë. Rrena sa të duash, e punë me na kry jo”, deklaroi Samet Lutfiu, I dënuar nga rasti I “Sopotit”.
Për vuajtjet e sopotasve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, Xhabir Deralla nga asociacioni “Civil” tha në emisionin “Arena” se nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar agoninë e të gjithë të dënuarve të pafajshëm, duke shtuar se kjo dukuri është simptomë e një sistemi i cili nuk duhet lejuar as një ditë të vetme të mbijetojë.
“Është e turpshme që nuk pranohen argumentet me vite, njerëzit u plakën në burg, familjet e tyre nuk i kanë parë gjithë këto vite, njëri nga ata (të burgosurit) vdiq. Dhe kemi situatë në të cilën sistemi ndoshta ka bërë gabim, ja ta pranojmë se pa qëllim sistemi ka gabuar kur i ka vendosur në këtë gjendje tragjike. Ai sistem patjetër ta përmirësojë gabimin dhe atyre që janë të dëmtuar patjetër të iu tregojë çka është një sistem, mund të jetë i rreptë aty ku ka faj, megjithatë mund të jetë i drejtë atëherë kur e ka kuptuar gabimin e vet”, deklaroi Xhabir Deralla, nga “Civil”.
Xhabir Deralla tha se në rastin “Sopoti”, nuk ka diçka që nuk është shkelur prejt të drejtave të njeriut, duke filluar nga procesi i arrestimit e deri te trajtimi në burg. Sipas tij, një rast i ngjashëm nuk mund të ndodhë në asnjë shtet normal të civilizuar. Sipas Derallës, nuk duhet të mbrohen të dënuarit e rastit “Sopoti” të cilët vazhdojnë të paraqiten në seanca gjyqësore, por duhet të mbrohet shteti nga të dënuarit e pafajshëm.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Të dënuarit e “Sopoti”-it: Politikanët vetëm na… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico