Është shpalosur projekti i ri “Qendra për punësimin e personave me hendikap”, i cili ka për qëllim përfshirjen sa më të madhe të personave me hendikep në tregun e punës, përmes përmirësimit të shkathtësive të tyre, arsimit, kualifikimeve të cilat do të kontribuojnë për integrimin e tërësishëm të tyre në shoqëri. Paralelisht, kompanitë do të informohen për përfitimet të cilat do t’i marrin gjatë punësimit të personave me hendikap që të sigurojnë kushte adekuate për integrimin e tyre. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, njoftoi se ata si ministri janë angazhuar maksimalisht për integrim dhe dhënie përparësie personave me hendikep.
“Ne si ministri, para se gjithash, si argument për masat që i kemi ndërmarr për periudhën paraprake, do të them një të dhënë që deri më 2007-tën, përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregjet e hapura ka qenë rreth 47 %, ndërsa tani ka arritur në 70 %, që do të thotë se politikat që ne i bëjmë sjellin rezultate, megjithatë ne nuk do të ndalemi këtu”, ka thënë Ibrahim Ibrahimi, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
Drejtoresha operative e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Elena Milevska Shtërbevska, tha se ata janë duke punuar rreth këtij programi, që sa më lehtë kompanitë dhe personat me hendikep të njoftohen për procesin e punësimit.
“Oda Ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me ‘Polio Plus’, në bazë të këtij projekti do të mundësoj që Qendra për Punësim të personave me hendikep, pra në të do të jenë të gjitha informacionet dhe shërbimet edhe për kompanitë edhe për personat me handikep për inkuadrim më të lehtë dhe më të suksesshëm në këtë proces”, ka deklaruar Elena Milevska Shtërbevska, drejtoresh e Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Elena Koçovska, nga ‘Polio Plus’, tha që kjo qendër si qëllim përgjithsues ka në njërën anë të shpërblehet potenciali i personave me hendikap dhe në anën tjetër opinioni të njihet me fenomenin hendikep.
“Qëllimi i kësaj qendre është që të bëjë një qasje sistematike përmes të cilit nga njëra anë do të shpërblehen potencialet e personave me hendikep dhe në anën tjetër ndërmarrjet dhe tregu i hapur i punës do ta njoftoj opinionin me fenomenin hendikep dhe gjeneralisht në opinion përmes kësaj qendre do të ngritet vetëdija kolektive në aspekt të asaj se personat me hendikep kanë potencial dhe janë kreator të vet jetesës së tyre”, ka thënë Elena Koçovska, ‘Polio Plus’ .
“Qendra për punësim të personave me hendikap” është projekti që realizohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe “Polio Plus – lëvizje kundër hendikapit”, si dhe mbështetet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Bashkimi Evropian.
Powered by WPeMatico