Gjykata Themelore e Shkupit ka reaguar për zhvillimet e ditës së sotme në seancën gjyqësore për rastin e dhunës në komunën Qendër, duke i quajtur prokuroret speciale si të pasjellshme, joprofesionale, persona që keqpërdorin të drejtën e fjalës në gjykatë dhe persona që shkelin çdo parim të kodeksit për etikë të prokurorëve.
Nga kjo gjykatë njoftuan se rastin do ta paraqesin tek Këshilli i Prokurorëve, transmeton SHENJA.
Gjykata nuk ka harruar të theksojë se gjykatësja është sjellë në mënyrë shumë të qetë, siç i ka hije një gjykatësi dhe çdo ofendim e ka shënuar në procesverbal, pa shkaktuar përplasje me prokuroret. Përplasjet e sotme Gjykata Themelore i quajti si sulm ndaj sistemit gjyqësor të Maqedonisë.
U bë thirrje për ndjekje të vazhdueshme të siç e quajtën, sulmit ndaj gjyqësorit të pavarur të Maqedonisë.
Powered by WPeMatico