Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, sot është takuar me ambasadorin e Norvegjisë në Shkup, Arne Sannes Bjornstand, me të cilin, sipas njoftimit të partisë, është biseduar për procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, transmeton SHENJA.
Shekerinska, qëndron në kumtesën partiake, ka informuar se bisedimet me partitë të cilët priten të jenë pjesë e shumicës parlamentare, janë në fazën finale.
“Bisedimet për të gjitha çështjet po zhvillohen vetëm në bazë të Kushtetutës, për këtë ka pajtueshmëri nga të gjitha palët. Presim që Maqedonia në kohë sa më të shpejtë të ketë Qeverinë e re”, ka deklaruar Shekerinska.
Sipas saj, Qeveria e re do të jetë reformatore dhe do të mundësoj zbatim të reformave urgjente nga Raporti i Pribesë dhe Marrëveshjes së Përzhinos me qëllim që të sigurohen institucionet e pavarura, që do të punojnë në interes të qytetarëve dhe perspektivës euroatlantike të vendit.
Powered by WPeMatico