Neto-rroga e paguar mesatare mujore për një të punësuar në dhjetor 2016 është 23.457 denarë, ndërsa bruto-rroga mesatare 34.374. Në dhjetor vitin e kaluar 1,6 për qind nga të punësuarit në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rrogë.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, neto-rroga e paguar mesatare mujore për një të punësuar në dhjetor është për 3,3 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015.
Rritja ka të bëjë në neto-rrogën më të lartë mesatare të paguar mujore për një të punësuar në sektorët: Art, zbavitje dhe rekreacion për 55,8 për qind, Informata dhe komunikime 9,6 për qind dhe Ndërtimtari 7,7 për qind.
Neto-rrogë më të lartë të paguar mesatare në krahasim me muajin paraprak ka në sektorët: Art, zbavitje dhe rekreacion për 48,2 për qind, Informata dhe komunikime 22,1 për qind dhe Veprimtari profesionale shkencore dhe teknike prej 13 për qind.
Powered by WPeMatico