Përfaqësuesja e Lartë për politikë të jashtme dhe siguri pranë Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, në fillim të muajit të ardhshëm do të zhvillojë një mini-turne në vendet e Ballkanit, në suaza të së cilës do të vizitojë edhe Republikën e Maqedonisë.
Nga kabineti i Mogerinit, njoftojnë se nga 1 deri në 4 mars, kreu i Sigurisë Evropiane dhe Politikës së Jashtme do të vizitojë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së tha se kjo mini-turne në vendet Ballkanike ka për qëllim që të sigurojë “pakthyeshmërinë e procesit të integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin.”
Gjatë kësaj vizite në rajon, është paraparë që Mogerini të takohet me zyrtarët politikë, duke përfshirë përfaqësues të qeverive, por edhe me përfaqësues të partive politike. /SHENJA/
Powered by WPeMatico