Nikolla Dodevski, avokat i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, tha se sjellja e prokuroreve speciale në seancën e sotme ka qenë një skenarë i përgatitur për të bërë presion mbi gjykatësen. Sipas tij, sado që të jetë e qetë gjykatësi në raste të tilla kur i bëhet presion, gjobat janë të paevitueshme.
Sipas tij, prokuroret Speciale kanë penguar procedurën me vërejtje që nuk kanë pasur bazë juridike.
“Nuk ishin ankesat për shkak se nuk janë dorëzuar procesverbalet, por për shkak disa vërejtjeve në procesverbalin. Ato dorëzohen deri tek gjykatësja. Për vërejtjet ai vendos nëse janë të bazuara dhe e korrigjon ose jo procesverbalin. Ofendime ndaj gjykatës, procesverbali është falsifikim intelektual, është presion par ekselencë”, ka thënë Dodevski, pas seancës gjyqësore për dhunën në Komunën Qendër, ku prokuroret speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai, janë dënuar me nga 2000 euro, raporton SHENJA.
Powered by WPeMatico