Koalicioni i ri qeveritar në Maqedoni LSDM-BDI-APSH, mund të publikohet nesër ose pas nesër, njoftojnë burime diplomatik në Shkup, transmeton Gazeta Lajm. Fillimisht BDI do të japë nënshkrimet për Zaevin, kurse brenda një jave pritet të arrihet marrveshje edhe për qeverisje. Ky avancim i papritur në negociata ka ndodhur pasi VMRO-DPMNE, pas dy muajve kundërshtim, dje i ka dhënë leje BDI-së që të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar që do të udhëhiqet nga LSDM. “Kërcënimet e VMRO-DPMNE-së se do të publikojë afera të shumta për funksionarët e BDI-së ishte shkaku kryesor pse BDI nuk bindej të bëjë koalicion me LSDM-në, e jo kërkesat e shqiptarëve. Tani që BDI ka marrë vizë jeshile nga VMRO DPMNE, mendoj se do të arrihet shpejtë marrëveshje për koalicion”, ka thënë një burim diplomatik duke insistuar të mbetet anonim. Ai vlerëson se me siguri VMRO DPMNE i ka dhënë leje BDI-së të shkojë me Zaevin, pasi ka marrë garanca nga partia e Ahmetit, se do të pengojë prej brenda çdo tentim të qeverisë së re për të zbuluar dhe dënuar “krimet qeveritare që kanë ndodhur gjatë 10 viteve të kaluara. I njëjti diplomat ka thënë se VMRO-DPMNE ka pranuar të lejojë BDI-në të bëjë koalicion me LSDM-në, pasi partia e Ahmetit është pajtuar të heqë dorë nga pikat kryesore të “Platformës Shqiptare”.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Pse mundet Stevço e nuk mundet Merko?!
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim