Farije Miftari nga Gostivari, Zada Gjimshiti nga Bujanovci,Nebahat Ajruli nga Shkupi dhe Gentian Kaloshi nga Tirana janë katër ndër ata 100 infermierët e parë shqipëtarë të cilët do të punësohen me ndërmjetësim të këshilltarit shëndetësorë Mevaip Beari, si infermierë në Essen të Gjermanisë.
Siç njofton vet ndërmjetësuesi, Mevaip Beari për portalin Almakos, tashmë këta katër tashmë janë vendosur në Spitalit më modern në Essen Alfried Krupp Krankenhaus të Gjermanisë dhe në ndërkohë përgatitet vendi i punës adekuat.
“Këto 4 persona prej ditës së hënë fillojnë tre ditë me hospitim, dhe më pas e marrin kontratën e punës për 1 vit”, kështu deklaroi për Akmakos, Mevaip Beari.
Më poshtë e keni edhe linkun mbi kushtet e punësimit për infermierët tjerë të interesuar
https://almakos.com/ja-kushtet-per-punesim-si-infermiere-te-shqiptareve-te-maqedonise-ne-gjermani